Himarë, 8 maj 2011, NOA- Vetëm pak çaste para përfundimit zyrtar të orarit të votime, vijojnë bllokimet dhe incidentet në qendrat e votimeve.
Në zonën e Livadhjas në Himarë, në fshatin Kalcat, komisionerët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur qendrën e votimit QV nr.4722.
Ndërkaq mësohet se ky bllokim procesi ka ndodhur pas konflikteve mes anëtarëve të këtij komisioni.
a.y/NOA