Tiranë, 8 Maj 2011 NOA Update - Bashkë me Emiliano Shullazin, janë dhe 11 të arrestuar me armë, drogë dhe jelek antiplumb në operacionin policor të kryer sot rreth orës 19.00.
Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, në Policinë e Tiranës, thanë se pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni policor, në kuadër të të cilit u arrit sekuestrimi i disa armëve si dhe kapja 12 të dyshuarve si më poshtë:
Emiljano Hajdar Shullazi, vjeç 32, banues në Tiranë Altin Agim Masha, vjeç 33, banues në Tiranë, Arbër Ndriçim Cara, vjeç 21, banues në Kavajë Elton Sadik Cara, vjeç 25, banues në Kavajë, Albert Qazim Laci, 26 vjec, banues në Kukës, Julian Idriz Kallaku, 21 vjec, banues në Tiranë, Aleksandër Gjergj Algeri,23 vjec, banues në Tiranë, Klajdi Ndue Gjeci, 24 vjec, banues në Tiranë, Dorian Osman Kalaja, 32 vjec, banues në Tiranë, Luciano Ali Idrizi, 21 vjec, banues në Kavajë Ilir Nexip Shullazi, 35 vjec, banues në Krujë, Franc Përparim Hasalliu, 20 vjec, banues në Durrës,
Policia tha se këta persona u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë duke qarkulluar me dy automjetet të tipeve Benz dhe BMW.
Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa Tr.4018 J, mjet qw drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
tre armë zjarri të tipit pistolete,
3 radio dhënëse – marrëse,
dy armë të ftohta thikë,
një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva,
dy automjete të tipit benz dhe Bmë
Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, në Policinë e Tiranës thanë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe personave të tjerë të implikuar.
e.t/NOA