English

Berisha: Partitë të kontribuojnë zgjedhje normale, të njohin verdiktin

Tiranë, 8 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot, pas votimit se zgjedhjet deri orët e paradites kanë qenë normale. Ai ka theksuar se gjithë procesi ka nisur dhe nuk ka pasur incidente.

“Të dhënat e deritanishme janë të një procesi zgjedhor tërësisht të mbarë, një proces i cili ka filluar në gjithë vendin. Filloi krejtësisht normal, në parametrat e një procesi të civilizuar, të denjë për një vend të lirë. Uroj të vazhdoj kështu deri në mbyllje dhe shqiptarët të kenë një ditë feste të demokracisë. Apeli im për të gjithë forcat është të kontribuojnë për një proces normal dhe të pranojnë çdo verdiktin e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ai u ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë pasivisht në zgjedhje dhe të votojnë për një jetë më të mirë në komunitetet ku ata jetojnë.

Berisha u shpreh se qytetarët duhet “të marrin pjesë në këto votime, të votojnë për kandidatët që me aftësinë, përkushtimin,integritetin dhe përgjegjësinë e tyre do të ndërtojnë më shumë për mirë komunitetin e tyre gjatë katër viteve që vijnë. Ftojë të votojnë të qetë, të votojë në dinjitet të plotë duke i garantuar se kjo mazhorancës është e vendosur të respektojë me nderim të veçantë votën e çdo qytetari shqiptarë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se procesi është i rregullt dhe se “kryeministri sot është një votues, vota e të cilit administrohet nga komisionerët”, si çdo qytetarë.

a.k/NOA

KOMENTE