Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Kryeministri i vendit njëherësh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha kanë mbërritur në selinë e partisë së tyre
Nga selia blu pritet që sfidanti i Edi Ramës përkrah liderit të tij Sali Berisha të ndjekin minutë pas minute ecurinë e mbylljes së procesit të votimeve dhe numërimet e kutive të votimit.
Sakaq para selisë së kësaj partie kanë filluar grumbullimet e para të njerëzve, të cilët i japin zemër dhe mbështetje shefit të maxhorancës dhe Lulzim Bashës.
Kurse kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidat për një mandat të katërt për kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, edhe ai gjendet në zyrën e tij, në pritje të shpalljes së rezultateve.
Fillimisht në 21.00 pritet të shpallen rezultatet e një sondazhi kurse më tej, të dhënat e para nga KQZ.
a.y/NOA