Uashington, 8 Maj, NOA- Osama bin Laden ka vdekur nga një sëmundje disa ditë para sulmit të amerikanëve në Abbottabad. Kjo është ajo çka raport gazetari palestinez Jamal Ismali, i cili ka intervistuar katër herë kreun e Al Kaidës.
"Autoritetet pakistaneze - shton ai – më pas kanë paralajmëruar amerikanët, të cilët organizuan gjithë këtë sulm fals për të mos u akuzuar nga mediat e botës se nuk kanë qenë në gjendje ta kapin më parë atë.
Sipas informacioneve të gazetarit marrë nga mjeku i Bin Ladenit kreu i Al Kaidës ka vdekur nga një sëmundje para sulmit të pretenduar nga amerikanët.
Ismail, i cili ka jetuar në Pakistan për njëzet vjet, thotë: "Kam intervistuar katër herë Osama, kam folur me atë në shumë raste, ulur në zyrën e tij plot libra në shtëpinë e tij në Islamabad".
Gazetari palestinez duke e zbërthyer pjesë-pjesë, të gjithë versionin e vrasjes së Osama nga Shtetet e Bashkuara, thotë: "Ata thanë se e kishin vrarë atë, sepse ai i kundërshtoi, por u tha se ai ishte dhe i paarmatosur. Unë – shpjegon gazetari - kurrë nuk e kam parë atë pa armën e tij pranë, një lloj kallashnikovi, modern, i vogël dhe i menaxhueshëm. E vendoste atë në afërsi të shtratit, kur ishte në të dhe e barte me vete, kur shkonte në banje. Ata thonë - vazhdon ai - se operacioni zgjati 40 minuta. A me të vërtetë besoni se Bin Laden ka pritur palëvizur aq kohë që amerikanët të hyjnë për ta marrë atë?”.
Udhëheqësi i Al Kaedës, sipas Ismail, nuk jetonte në Abbottabad, "një qytet plot me ushtarë. Njeriu më i kërkuar në botë kurrë nuk do të jetonte në një shtëpi pa një rrugë ikje, me vetëm dy porta kryesore dhe mure gjashtë metra të lart.
Pastaj, askush nuk ka parë fotot, nuk ka parë ose të flasë drejtpërdrejt të bijën 12 vjeçare, e cila thotë se Osama është ende gjallë. Dhe kështu me radhë, deri në akuzën ndaj qeverisë së Pakistanit që sipas amerikanëve duhet ti japë shumë përgjigje kombit".
a.e./NOA