English

Erdhi Ora 19.00 - Countdown po afron ...

Tiranë, 8 Maj, NOA/ Redaksionale – Dita po përpiqet të mbyllë ngadalë qepallat, e lodhur nga maratona 12 orëshe e derdhjes së dritës së diellit në gjithë vendin.

Bashkë me të, edhe garën e ethshme të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ku mijëra votues u dyndën drejt qendrave të votimit për të zgjedhur krerët e ardhshëm të bashkive dhe komunave.

Po cili ka qenë Lajmi i këtyre 12 orëve të para të procesit zgjedhor, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar rreth % e qytetarëve me të drejtë vote në rang vendi?

Atë e gjeta tek qetësia me të cilën rendi kjo ditë, në të cilën pritshmëria e incidenteve dhe përplasjeve ishte në qendër të vëmendjes së të gjithëve para shumë e shumë ditësh.

Për fat, sot nuk pamë asnjë të plagosur, për më tepër, asnjë viktimë, të shkaktuar nga krisma apo hu’ i kurdisur prej militantësh.

Nuk pamë as opozitën që të linte karriget e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, siç ka bërë që në orët e para të ditës gjatë zgjedhjeve të mëparshme.

Një mirëkuptim dhe paqe e nënfshehtë mes palëve, që duket se vaditi gjithë procesin zgjedhor të kësaj dite, duke e kthyer në një bimë të shëndetshme, e cila do të lulëzojë më pas në oborrin e reformave që na kërkohen për të arritur me dinjitet si anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Po. Duket se ky ka qenë çelësi i një dite zgjedhore pa probleme. Nëse forcat politike paskan vullnetin dhe dëshirën që çdo gjë të shkojë mirë, ja që kjo u arritka.

Countdown po afron ...

Nga selitë e partive po vijnë gjithmonë e më shumë thirrje që të votojnë edhe ata të cilët deri tani nuk kanë denjuar ta bëjnë këtë.

Po. Kanë të drejtë. Qoftë edhe një votë më shumë, e një njeriu që merr rrugën për të shkuar te kutia e votimit, flet qartë se politika ka bindur edhe një më shumë se ajo ka vërtet vlerë ...

E se janë pikërisht këto vota, të cilat tregojnë se politika edhe duhet ndihmuar që të na shërbejë më mirë nesër.

Më mirë, se gjatë gjithë këtyre 20 viteve ...

n.e/NOA

KOMENTE