English

Ferizaj, kërcënim për bombë në kazino

Ferizaj, 8 Maj 2011 NOA – Situatë pasigurie u krijua për disa minuta në qendër të qyteti të Ferizaj në Kosovë, pasi persona ende të panjohur denoncuan vendosjen e një bombe në një kazino.

Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Madeleine Albright” në Ferizaj kur rreth orës 16:00. mbërrin në policinë lokale një informateë anonime për vendosje mjeti shpërthyes në kazinonë që ndodhet në atë rrugë.

Në pak minuta, njësitet policore, por edhe të tjera si njësiti K-9 dhe njësiti për deminim kane shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia tha zyrtarisht se konform procedurës bëri evakuim të përkohshëm të personave që gjendeshin në kazino dhe zonën përreth.

Pas kontrollimit të lokacionit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Policia tha se rasti është nën hetime kurse shtoi se ende nuk raportohet për të dyshuar.

a.b/NOA

KOMENTE