Fier, 8 maj 2011, NOA- Nga qyteti jugor i Fierit, ku garon Baftjar Zeqaj nga Partia Socialiste dhe nga ana e Partisë Demokratike Ilir Bele, raportohet se në të gjitha qendrat është mbyllur procesi i votimit.
Gjithashtu edhe në qytetit e Gjirokastrës raportohet jozyrtarisht se procesi i votimit është mbyllur.
Në të dyja qytetet, flitet se procesi zgjedhor ka shkuar pa probleme, ndërsa votuesit në raport me zgjedhjet e kaluara kanë qenë pak më të larta.
Sakaq në minutat dhe orët në vijim pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë qendrat ku votimi ka përfunduar.
a.y/NOA