English

Fluksi në kufi, 7972 shtetas shqiptarë vijnë për të votuar

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Gjatë ditës së zgjedhjeve vendore në të gjithë Shqipërinë është rritur edhe fluksi i hyrje-daljeve nëpër pikat kufitare. Policia e Shtetit bën me dije se Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka marrë masa për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në pikat e kontrollit Kufitar, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për ata shtetas shqiptarë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të votuar.

Kështu mësohet se gjatë ditës së sotme deri në orën 11.00 para mesditës kanë hyrë në Shqipëri nga të gjitha pikat e kalimit kufitar plot 7972 shtetas shqiptarë.

Strukturat e Policisë Kufitare garaqntojnë shtetasit shqiptarë se janë në gatishmëri të plotë për t’u shërbyer në kohë dhe me cilësi qytetarëve.

Gjatë ditës së sotme (nga ora 00’ deri në orën 11.00’) fluksi i hyrjes së shtetasve shqiptarë në disa prej pikave kryesore të vendit është si më poshtë vijon:

Nr.

Qarku

Pikat e Kalimit Kufitar

Hyrje
Shtetas shqiptarë
1 Tiranë Rinas 149
2 Shkodër Muriqan 93
3 Hani i Hotit 87
4 Bashkim 5
5 Kukës Morin 656
6 Qafë Prush 71
7 Qafë Morin 216
Dibër Bllatë 35
8 Durrës Durrës 671
9 Vlorë Vlorë 400
10 Sarandë 230
11 Q.Botë 690
12 Rips 23
13 Gjirokastër Kakavijë 2798
14 Tri Urat 250
15 Korçë Kapshticë 1269
16 Goricë 31
17 Tushemisht 30
18 Qafë Thanë 268
Shuma totale 7972

KOMENTE