Tiranë, 8 maj 2011, NOA Update – Vëzhguesi i Shoqatës Vatra shtetasi, shqiptaro – amerikan, Isat Nuhi Billali, 38 vjeç pas një debati me persona të tjerë është goditur rreth orës 13.30’ në ambientet e jashtme të shkollës “Naim Frashëri” në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Policia e Shtetit duke zbardhur incidentet e ndodhura jashtë qendrave të votimit në kryeqytet bën me dije se aktualisht shërbimet e
parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 po marrin në pyetje vëzhguesin e dëmtuar, i cili po ndihmon për të identifikuar autorët si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Tiranës identifikoi disa incidente të ndodhura sot.
Në një deklaratë për shtyp kjo polici theksoi se në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Tiranë, janë konfliktuar me njëri tjerin tre shtetas, të cilët sikundër deklaron policia e Tiranës janë shoqëruar në komisariatin e zonës për t’u marrë në pyetje.
Sipas hetimeve policia konkuldoi se motivi i grindjes së shtetasve
Vladimir Hysi, 53 vjeç, Kryeplak për Njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51
vjeç dhe Bujar Karaj, 32 vjeç, ka qenë për mbajtjen e rradhës për të votuar
zgjedhjet vendore 2011.
Drejtoria e Tiranës foli edhe për një incident në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, ku autorët e dyshuar Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas
kanë goditur dhe dhunuar 53 vjeçarin Vladimir Hysi.
Sipas policisë Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren
në pyetje, ndërkohë që do të procedohen për veprën penale dëmtime të tjera
me dashje.
Po kështu policia dha informacion zyrtar edhe për incidentin e sotëm në rrugën e “Elbasanit” në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, ku u vodh një kamera dixhitale e një operatori të televizionit TCH.
Pas këtij informacioni shërbimet e paradalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur autorit e kësaj vjedhje, ndërkohë që u arrit menjëherë gjetja e kamerës në rrugicat pranë Pallateve Grandi në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.
Ndërkohë policia bën me dije se njëri prej autorëve, që është një i mitur 14-vjeçar është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
mit/NOA