Tiranë, 8 maj, NOA - Një incident është shënuar në afërsi të Qytetit Studenti, në Tiranë, në qendrën e votimit 1718 të njësisë numër 2, ku janë sulmuar gazetari dhe operatori i Top Channel.
Sipas burimeve në vendngjarje, gazetari Marin Mema dhe operatori janë dhunuar nga disa persona, ndërkohë që kamera është sekuestruar.
Trupi i xhirimit ishte duke shkuar në qendrën e votimit të Qytetit Studenti, pas sinjalizimit të kapjes së dy personave me karta identiteti false.
“Morëm informacion për kapjen e dy kartave false, kemi vajtur për të shkuar në vendngjarje për të bërë një filmim dhe aty kemi hasur në reagimin e 20-30 personave që na kanë sulmuar operatorin dhe i kanë marrë kamerën. Operatori është goditur dhe kamera mbahet prej 30 minutash nga këta persona. Polcia ka ardhur në vendngjarje, me 30 minuta vonesë dhe ende nuk ka mundur të marrë kamerën”, është shprehur Mema.
NOA/TCH