English

Kodheli: Policia të marrë në mbrojtje votat e komisionerët

Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Zëdhënësja e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor Mimi Kodheli në një deklaratë të pak minutave më parë i bëri apel policisë që të garantojë sigurinë e komisionerëve dhe të votave.

Sipas saj po u bëhet presion komisionerëve që të shkojnë drejt KZAZ-së dhe për të shmangur çdo incident tha ajo, policia duhet të ndërhyjë.

Kodheli theksoi se policia duhet të paraqitet nëpër qendrat e votimit për të marrë në mbrojtje kutitë e votimit dhe komisionerët që procesi të mbyllet me sukses dhe të shmanget çdo incident i mundshëm.

a.y/NOA

KOMENTE