English

Kodi Zgjedhor: Votojnë të gjithë ata që presin pas mbylljes së orarit

Tiranë, 8 maj, NOA – “Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod”.

Kjo është ajo çfarë përcakton në mënyrë të qartë Kodi Zgjedhor lidhur me problematikën e ndeshur minutat e fundit pranë shumë qendrave të votimit, për t’i lejuar apo jo të votojnë të gjithë zgjedhësit që janë në pritje pranë tyre.

E përcaktuar kjo konkretisht si një masë, në nenin 11 të këtij Kodi, kjo klauzolë del kështu në mbrojtje të të gjithë zgjedhësve që duan ta përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për të votuar, edhe pasi ka skaduar orari zyrtar i votimit.

Ja çfarë përcakton konkretisht Kodi:

Neni 11

Orari i votimit

Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod.

Neni 112

Mbyllja e Votimit

Qendrat e votimit mbyllen në orën e caktuar, në përputhje me pikat 1 dhe 2 të nenit 11 të këtij Kodi. Nëse edhe pas kalimit të këtij orari ka zgjedhës që presin në radhë, KQV-ja mbledh dokumentet e identifikimit të të gjithë zgjedhësve të pranishëm dhe i thërret ata me radhë për të kryer votimin. Asnjë zgjedhës tjetër nuk do të lejohet të votojë nëse nuk ka qenë në radhë në kohën e mbledhjes së dokumentit të identifikimit.

2. Pasi voton edhe zgjedhësi i fundit i pranishëm, KQV-ja merr vendim për mbylljen e votimit, duke plotësuar formularin tip përkatës, duke shënuar në të edhe orën e mbylljes së votimit. Vendimi për mbylljen e votimit dhe ora e saktë e mbylljes së tij shënohen edhe në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së. Pas kësaj, në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm anëtarët dhe sekretari i KQV-së, si dhe vëzhguesit e akredituar shqiptarë dhe/ose të huaj dhe përfaqësuesit e akredituar të medies.

Neni 106

Votimi

Anëtarët dhe sekretari i KQV-së votojnë pasi kanë votuar të gjithë zgjedhësit e pranishëm në qendrën e votimit brenda orarit të mbylljes së votimit. Rregullat e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për votimin e anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së.

n.e/NOA

KOMENTE