Shkodër, 8 maj, NOA – Janë rikthyer probleme e vrejtura dhe në zgjedhjet e kaluara më largimet e komsionerëve. Në komunën Shllak, të Shkodrës raportohet se të gjithë komisionerët e Partisë Socialiste janë larguar së bashku me vulat nga të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pritet që KQZ-ja të marrë dhe masat e parashikuara më ligj për këtë çështje.
a.k/NOA