English

KQZ: Pjesëmarrja në votime nëpër qarqe

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Rezultatet e pjesëmarrjes në votime në qarqet e vendit deri në orën 14.00 flasin për një pjesëmarrje prej 17.57 për qind në qarkun e Tiranës; 18.55 për qind në qarkun e Durrësit; 23.21 për qind në qarkun e Beratit, 16.34 për qind në qarkun e Vlorës; 23.73 për qind në qarkun e Dibrës; 25.29 për qind në qarkun e Elbasanit, 13.79 për qind në qarkun e Fierit; 25.34 për qind në qarkun e Gjirokastrës; 23.68 për qind në qarkun e Korçës; 25.39 për qind në Kukës; 23.68 për qind në qarkun e Lezhës; 23.07 për qind në qarkun e Shkodrës.

Ishte vetë Kryetari i KQZ-së Arben Ristani, i cili deklaroi këto rezultate zyrtare, duke theksuar se pjesëmarrja e votuesve në mbarë Shqipërinë deri në orën 14.00 është 21.89 përqind.

Kryekomisioneri tha se në në bashkinë e Tiranës deri në orën 14.00 kanë votuar 20 përqind e zgjedhësve të thirrur në këto zgjedhje vendore.

Ristani theksoi se numri i votuesve pritet të rritet.

Sipas Ristanit problemet në qendra të ndryshme të votimit janë tejet të vogla, për të cilat ai dha shifrën 0.1 përqind.

mit/NOA

KOMENTE