Tiranë, 8 maj, NOA – Paraditen e sotme pritet që drejtuesit politik të bëjnë dhe deklarata e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Kryeministri Sali Berisha, pritet të votojë njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet. Presidenti i vendit Bamir Topi voton në njësinë bashkiake numër 9.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta pritet të votojë në orën 09:30 në Kopshtin NR. 31. Ndërsa kreu u PS dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama pritet të votojë në shkolla "Pjetër Budi", Njësia Bashkiake Nr. 7. Po ashtu edhe rivali i tij, Lulzim Basha voton në njësinë bashkiake Nr. 7. në “Çerdhen 13”
Sokol Olldashi dhe deputeti i PS-së Erjon Braçe, të cilët kanë votuar në orët e para të mëngjesit në njësinë bashkiake numër 2 pranë Liceut Artistik në kryeqytet.
a.k/NOA