Tiranë, 8 maj, NOA – Eurodeputeti Eduard Kukan, i cili po ndjek nga afër procesin e votimit në disa qendra në Tiranë, e ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e ngjarjeve gjatë orëve të para të mëngjesit. Për mediat vizive, në qendrën e votimit në Liceun Artistik, Kukan tha se “nuk ka pasur probleme, përveç disa raste me problemin e bojës e cila fshihet”.
Kukan ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ndjek procesin dhe nuk do të zhvillojë takime me asnjë politika. Eurdeputeti theksoi se beson se politikanët janë të përgjegjshëm. “ Nuk do takoj asnjë politikanë. Nesër do të takohem me KQZ, por sot nuk ka takime me politikanë. Nuk jam thjesht optimist, besoj në këtë gjë dhe besoj se keni politikanë të përgjegjshëm që kanë interes zhvillimin e popullit”, tha Kukan.
a.k/NOA