English

Meta: Procesi i votimit, mjaft i qytetëruar dhe civil

Tiranë, 8 maj, NOA – “Jam i sigurt që të gjithë shqiptarët hedhin sot një hap tjetër drejt Evropës së Bashkuar”.

Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, menjëherë pas votimit ditën e sotme.

Ai ka vlerësuar se procesi i votimit që po zhvillohet në vend, është mjaft i qytetëruar dhe civil.

“Dhe uroj që kështu të vazhdojë e të përfundojë, në mënyrë mjaft demokratike dhe të kulturuar”, shtoi ai,

Duke përfunduar me ftesën publike për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për këtë.

n.e/NOA

KOMENTE