English

Në ditën zgjedhore u kthyen 12 mijë shtetas shqiptarë

Tiranë, 8 Maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Gjatë ditës së sotme (nga ora 00.00’ deri në orën 17.00’) fluksi i hyrjes së shtetasve shqiptarë në disa prej pikave kryesore të vendit arriti në afro 12 mijë vete.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i thanë agjencisë NOA se nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit janë marrë masa për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar, me qëllim krijimin e të gjitha lehtësirave të nevojshme për ata shtetas shqiptar që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të votuar.

Policia e Shtetit siguroi se Strukturat e Policisë Kufitare janë në gatishmëri të plotë për t’u shërbyer në kohë dhe me cilësi qytetarëve.

Më poshtë gjeni listën e detajuar të hyrjes së shtetasve shqiptarë:

Nr.

Qarku

Pikat e Kalimit Kufitar

Hyrje
Shtetas shqiptarë
1 Tiranë Rinas 1897
2 Shkodër Muriqan 253
3 Hani i Hotit 258
4 Bashkim 8
5 Kukës Morin 1066
6 Qafë Prush 162
7 Qafë Morin 421
Dibër Bllatë 249
8 Durrës Durrës 687
9 Vlorë Vlorë 400
10 Sarandë 230
11 Q.Botë 866
12 Rips 25
13 Gjirokastër Kakavijë 2798
14 Tri Urat 330
15 Korçë Kapshticë 1517
16 Goricë 59
17 Tushemisht 73
18 Qafë Thanë 328
Shuma totale 11.729

KOMENTE