E diel, 8 maj 2011, NOA- Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me situatën e procesit të votimeve, duke thënë se, deri pak më parë janë dërguar dhe shoqëruar nga ana e policisë 3797 kuti votimi.
Deklarohet se gjatë transportimit të kutive të votimit nuk është shënuar asnjë incident, madje nga ana e policisë së Shtetit, theksohet se efektivat në detyrë do të garantojnë përmes shërbimit të tyre të gjithë procesin e numërimit të votave deri në përfundim të tyre.
Zonat dhe rrethet ku janë dorëzuar kutitë e votimit:
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë janë dorëzuar 252 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër janë dorëzuar 281 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë janë dorëzuar 263 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier janë dorëzuar 389 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat janë dorëzuar 295 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë dorëzuar 358 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan janë dorëzuar 515 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë janë dorëzuar 320 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës janë dorëzuar 197 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë janë dorëzuar 249 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër janë dorëzuar 293 kuti votimi,
-Nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër janë dorëzuar 385 kuti votimi,
a.y/NOA