English

Policia e Tiranës: Shoqërohet i mituri që vodhi kameran e gazetarit

Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Oficerët e komisariatit nr. 1 të Tiranës shoqëruan në komisariat, njërin prej autorëve të vjedhjes së kameras së televizionit TCH, një ngjarje që ndodhi në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë.

Policia e Tiranës bëri me dije se autori, dyshohet të jetë 14-vjeçari me iniciale D.B, i cili aktualisht po merret në pyetje duke respektuar të drejtat proceduriale dhe juridike ndaj një mituri.

Policia e kryeqytetit po punon për të kapur autorin tjetër.

mit/NOA

KOMENTE