English

Policia e Vlorës raporton mbi masat e marra për zgjedhjet

Vlorë, 8 Maj 2011 NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë bën të ditur se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 8 Maj 2011 do të angazhohen me detyra zgjedhore 362 punonjës policie.

Policia e Shtetit do të marrë në ruajtje të 346 Objektet që do të shërbejnë si Qendra Votimi një natë përpara datës së zgjedhjeve 8 Maj 2011.

Selitë e KZAZ-ve do të ruhen nga momenti kur në to do të mbërrijnë materialet zgjedhore, ndërsa gjatë natës shërbimi i ruajtjes do të kryhet nga ora 20:00 deri në orën 08:00.

Ruajtja e Qendrave të Numërimit të Votave do të kryhet nga ora 18:00 e datës së zgjedhjeve deri në daljen e tabelës përfundimtare të rezultateve nga KZAZ-ja.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë tha se ka përballuar me sukses fazën e parë dhe të dytë të procesit zgjedhor, fushatën parazgjedhore, e cila nis me përgatitjen dhe nxjerrjen e të gjitha akteve në nënligjore të nxjerra në bazë e për zbatim të akteve nënligjore të të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilat kanë në thelb organizimin e burimeve njerëzore dhe mbështetjes logjistike për sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës zgjedhore, procesit të votimit dhe numërimit të votave deri në shpalljen e rezultateve të votimit.

Me mbylljen të premten të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 8 Maj 2011, konkludohet se në Qarkun e Vlorës janë organizuar gjithsej 157 aktivitete të ndryshme politike.

Për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka marrë masa për mbarëvajtjen e tyre duke angazhuar 651 punonjës dhe 80 automjete Policie.

m.m/NOA

KOMENTE