Tiranë, 8 maj 2011, NOA – Një tjetër incident gjatë procesit zgjedhor ndodhi sot rreth orës 17.00’ në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku në oborrin e kopshtit Nr. 45, në të cilën është vendosur qendra e Votimit Nr.1849, janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas të cilët, ishin afruar për të votuar.
Policia bën me dije se shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis
Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim
Hasaj, Komisioneri i subjektit politik të Partisë Demokratike.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje duke siguruar deklarimet e të dëmtuarve, ndërkohë që po hetojnë për dokumentimin e ngjarjes.
Sipas hetimeve të policisë shkaktarë të ngjarjes u bënë Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
mit/NOA