English

Prani e madhe vëzhguesish ndërkombëtar

Tiranë, 8 maj, NOA – Si rrallë herë në zgjedhjet vendor, organizatat ndërkombëtare kanë sjellë një numër të madh vëzhguesish. Në total, për zgjedhjet e sotme janë akredituar pranë KQZ-së, 4000 vëzhgues, të huaj dhe vendas.

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përbëhet nga 300 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë dhe procesin e numërimit, ndërsa 900 vëzhgues janë akredituar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë.

Gazetari i Agjencisë NOA raporton se në hapjen e votimit vëzhgues të shumtë të OSBE-ODIHR janë në qendrat e votimit të Kamzës dhe të Bathores.

a.k/NOA

KOMENTE