English

PS: Ka probleme më bojën në shumë qendra votimi

Tiranë, 8 maj, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka kërkuar sot nga qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime. Në deklaratën e parë për mediat të bërë nga Partia Socialiste, Kodheli ka denoncuar dhe problemet që kanë të bëjnë me bojën matrikulluese.

Sipas saj në shumë raste boja rezulton e një cilësie të dobët dhe fshihet.

Edhe deputetja Arta Dade ka theksuar se boja fshihet lehtësisht. “Më është fshirë boja me të cilën mu shënua gishti me letër të lagur normale. Është gishti i tretë që fshihet edhe nga votues të tjerë në qendra të ndryshme votimi”, tha Dade. Ajo ka theksuar se këtë problem do ta raportojë edhe me OSBE-ODIHR-in.

a.k/NOA

KOMENTE