English

PS në KQZ: Të merren masa për bojën

Tiranë, 8 maj, NOA – Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjoncaj, kërkoi nga institucioni i administrimit të procesit zgjedhor që të marrë masa për problemet e vrejtura me bojën në disa qendra votimi.

Sipas tij, boja që shërben për të shenjuar zgjedhësit nuk është e cilësisë së mirë dhe në disa raste ajo fshihet. “Boja ka problem. Fshihet pasi ka kryer procesin e votimit. Në mënyrë urgjente të merren masa që këto tubeta të zëvendësohen në mënyrë që boja matrikuluese të shërbejë të identifikojë të gjithë votuesit që të mos votojnë për herë të dytë”, tha Gjonçaj.

Më herët edhe zëdhënësja e fushatës së PS, Mimi Kodheli tha se boja ka probleme. “Duam të denoncojmë dhe raportimet shqetësuese që na vijnë nga disa qendra votimi në lidhje me cilësinë e bojës matrikuluese që po përdoret për të identifikuar qytetarët që kanë ndërkohë kanë votuar. Na rezulton se kjo bojë është e një cilësie aq të dobët sa mund të fshihet thjesht me ujë”, tha ajo.

NOA

KOMENTE