English

Rama: Mos rrini pa votuar, merrni hak

Tiranë, 8 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama deklaroi sot pas votimit se gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e procesit. Ai theksoi se askush, me të drejtë vote nuk mund të rrijë pa shkuar para kutisë. “U lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar, të mos votosh sot do të thotë të pranosh papunësinë. Asnjë nëpunës rrogëtar i shteti nuk mund të rrijë pa votuar, askush nuk ua sheh dot votën. Presionet i ka marrë era”, tha Rama.

Si rrallë herë, Rama ka mbajtur një fjalim të shkruar para mediave, duke theksuar se sot është dita për të marrë hakun me votë.

“Asnjë vajzë a djalë i ri nuk duhet të rri pa votuar. Asnjë shtëpi që ka nevojë për legalizime nuk duhet të rrijë pa votuar. U lutem të gjithëve që të shkonin të votoni për të marrë hakun me votë, për papunësinë, çmimet, padrejtësinë dhe rrenat e pafundme”, tha Rama.

Ai ju drejtua qytetarëve që të mos mërziten nëse “ka radhë në qëndruan tuaj. Gëzohuni. Vota e ka bërë Tiranën kjo që është sot. Asnjë njeri nuk duhet të rrijë pa votuar sot”.

a.k/NOA

KOMENTE