English

Rama në Facebook, fton qytetarët të votojnë dhe të shkruajnë për problemet

Tiranë, 8 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka zgjedhur që të informojë qytetarët edhe me mjetet alternative të komunikimit. Në statusin e tij në faqen e Facebook, Rama u bënë apel zgjedhësve të marrin pjesë në votime. Ndërsa shton se ata që do të kenë probleme gjatë zgjedhjeve, të dërgojnë shqetësimet e tyre.

“Të dashur miq ne radhë të parë ju ftoj të votoni masivisht në zgjedhjet e sotme. Për çdo problem apo pengesë që mund të hasni përgjatë proçesit zgjedhor, ju ftoj të na shkruani tek komentet më poshtë. Ju siguroj se ato do të lexohen dhe do të kalohen në kanalet e duhura. Votim te mbarë”, shkruhet në faqen e Edi Ramës në Facebook.

Ndërkohë që kreu i PS-së pritet të votojë rreth orës 11:30.

a.k/NOA

KOMENTE