Tiranë, 8 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak më parë ka nisur mbledhjen e radhës së tij, ku kanë nisur diskutimet për procesin e numërimit.
Gjatë kësaj mbledhje kryetari i këtij komisioni Arben Ristani, ka inkurajuar komisionerët për procesin e numërimit, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye që ky proces të shtyhet dhe të vijojë me probleme.
Më tej kreu i këtij komisioni ka shprehur urimin, duke thënë se uron që procesi i numërimit të shkojë po aq mirë sa edhe procesi i votimit.
Theksohet se numërimi i votave fillon në momentin kur në Vendet e Numërimit të Votave mbërrijnë të gjitha materialet zgjedhore.
a.y/NOA