English

Rrezikon të jetë mbipeshë fëmija që pinë në biberon deri në moshën 2-vjeçare

Ohio, 8 Maj NOA - Biberoni mund të jetë tepër i mirë për të gjithë vogëlushët, por për disa prej tyre ai mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin.

Sipas një kërkimi, të “Center for Obesity Research and Education” i Universitetit Temple gjatë publikimit në Journal of Pediatrics – i kryer në bashkëpunim me Universitetin e Ohio, – fëmijët që deri në moshën 2-vjeçare pinë m biberon, faktikisht, rrezikojnë me një probabilitet prej 30% që të jenë mbipeshë në moshën 5-vjeçare.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar të dhënat dhe kjo lidhur me 6.750 fëmijë, nga të cilët 22% përdorte zakonisht biberon për të pirë.

Nga një observim ka rezultuar se 23% e atyre që përdornin biberonin deri në moshën 2-vjeçare, ishin mbipeshë kur arrinin 5-vjeç.

Një rezultat, i cili sipas Robert Whitaker nga Temple University, që ka koordinuar studimin – është i vlefshëm duke marrë në konsideratë dhe faktor të tjerë si pesha e mamasë, pesha e fëmijës në momentin e lindjes dhe ushqimet që ka marrë ai gjatë kësaj periudhe.

r.b/NOA

KOMENTE