Tiranë, 8 maj, NOA – Një situatë vërtet e ethshme ndihet pranë selive të tre partive kryesore në vend: asaj Socialiste, Demokratike dhe Socialiste për Integrim.
Krerët e tyre respektivë, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, siç raportojnë gazetarët e agjencisë së Lajmeve NOA, janë ngujuar nëpër zyrat e tyre.
Ndërsa vartësit janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit për të parë nga afër problematikat e lindura momentet e fundit, konkretisht, ajo e votimit të zgjedhësve që kanë mbetur jashtë dyerve pas orës 19.00.
Gazetari i agjencisë së Lajmeve NOA që po raporton direkt nga selia rozë, bën me dije se kreu i saj Edi Rama, është shfaqur vetëm 2-3 herë në seli gjatë një komunikimi të tij me anëtarët e zyrës së shtypit, për të rregulluar tek-tuk ndonjë deklaratë dhe më pas, është kthyer direkt në zyrën e tij.
Ndërkaq, mësohet se brenda saj i kanë bërë shoqëri Fatmir Xhafaj dhe Erjon Veliaj, ndërsa në selinë rozë është shfaqur edhe bashkëshortja e tij, Linda.
Nga ana tjetër, gazetari ynë që po raporton direkt nga selia blu, tregon sesi aty është një situatë më e qetë dhe se ende po tregohet kujdes lidhur me daljet publike dhe deklaratat e para menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor ... (vijon)
n.e/NOA