Tiranë, 8 maj, NOA - “Kam arritur të vëzhgoj disa qëndra votimi. Kam parë një numër të madh votuesish. Dua të shoh me sytë e mi një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë”, kjo është deklarata që ka bërë sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Sequi, pas vizitës në disa qendra votimi. Sequi ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë dhe në disa qendra të tjera votimit.
Ai ka theksuar se zgjedhjet janë një mundësi për klasën politike dhe për qytetarët, për të treguar maturi.
a.k/NOA