English

Shqipëria mbyll procesin e votimit sytë te QNV

E diel, 8 maj 2011, NOA- Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mësohet se në gjithë Shqipërinë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, duke shënuar kështu hedhjen e verdiktit përfundimtar të vullnetit të qytetarëve në kutitë e votimit.

Mësohet se, qendrat e fundit të mbyllura kanë qenë ato në kryeqytet për shkak edhe të fluksit të votuesve të cilët për orë të tëra kanë pritur në radhë për të hedhur votëbn e tyre, për krybashkiakun e preferuar, kryetarin e minibashkisë dhe këshilltarët, ndërsa për fshatrat kryetarin e komunës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e ditur se numri total i votuesve në rang vendi deri në orën 17.00 kap shifrën e 50.9% pjesëmarrës në procesin zgjedhor.

Në këto momente në disa prej qendrave të votimit ka nisur transportimi i materialeve zgjedhore drejt Qendrave të Numërimit të Votave, ndërsa pritet deklarata e KQZ-së për të konfirmuar zyrtarisht përfundimin zyrtar të procesit të votimit.

a.y/NOA

KOMENTE