Tiranë, 8 Maj 2011 NOA – Sapo është publikuar sondazhi i Gani Bobit, i cili u shpall me vonesë, për shkak se procesi i votimit në disa qendra nuk përfundoi në orën 19.00 por vazhdoi edhe më vonë.
Sipas këtij sondazhi Lulzim Basha, kandidat i Aleancës për Qytetarin ku përfshihen Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa forca të tjera politike, është fitues i postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Instituti Gani Bobi publikoi se ky sondazh u bë me përballje sy më sy me pesë mijë shtetas shqiptarë banorë të Tiranës dhe ata iu përgjigjën kryesisht pyetjes se për cilin prej tre kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës jepej vota e tyre.
Për Lulzim Bashën sondazhi nxjerr
Për Edi Ramën ky sondazh nxjerr
Kurse për Hysni Milloshin ky exit-poll nxjerr