English

Topalli: Këto do jenë zgjedhjet më të mira

Tiranë, 8 maj, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, votoi sot në orën 10.00 në qendrën numër 306, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në qytetin e Shkodrës.

Menjëherë pas votimit, ajo u shpreh se dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi kjo është dita e tyre.

“Këto do të jenë zgjedhjet më të mira , ku qytetarët, kudo, në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari , të lirë, si qytetarë evropianë”, tha ajo.

Duke shtuar se është e sigurt se kjo ditë e votimeve për pushtetin lokal, për qeverisjen vendore do të jetë një ditë feste.

“Unë jam e sigurt se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të mira, ku qytetarët, kudo, jo vetëm në Shkodër, por në çdo cep të Shqipërisë, do të votojnë me qytetari , do të votojnë si evropianë.

Dhe sot ata kanë ditën e tyre për të vendosur për atë, që do të jetë kryetari i tyre i bashkisë më i miri, ai që mendon për qytetin dhe për qytetarët.

Është dita, në të cilën, ata vendosin dhe kontributi i tyre do të jetë për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për qytetin e tyre, jo vetëm për qytetarët e tyre”, përfundoi Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE