Tiranë, 8 maj, NOA - Përfaqësuesit e Vëzhguesit Vendorë publikuan pak minuta më parë raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Sipas të dhënave të Vëzhguesve Vendorë procesi ka qenë përgjithësisht i rregullt.
Sipas raportit të parë, në përgjithësi hapja e qendrave të votimit është zhvilluar normalisht përveç disa probleme me materialet zgjedhore në disa qendra votimi.
Sipas vëzhguesve 65 për qind e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00 ndërsa pjesa tjetër e QV-ve janë hapur pas orës së caktuar.
a.k/NOA