English

Vlorë: Ne 2 qendra votohet ende, në 344 qendra materialet drejtohen për në VNV

Vlorë, 8 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës raporton se shumica e qendrave të votimit janë mbyllur votimet, rreth orës 19:00, atje ku nuk ka pasur më votues, ndërsa vijon ende në ato qendra ku ka të tillë.

Në 346 qendra votimi që ndodhen në këtë qark, ka nisur pjesërisht procesi i shoqërimit të materialeve zgjedhore, për në Vendet e Numërimit të Votave, nga anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit, Sekretarit dhe nga punonjësi përkatës i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë së këtij qyteti në dy qendra vazhdon ende votimi, njëra prej tyre në qendër të Vlorës.

a.y/NOA

KOMENTE