Vlorë, 8 maj, NOA – Në gjithë qarkun e Vlorës, vetëm një qendër votimi nuk ka marrë materialet zgjedhore. Sipas policisë, komisionerët e fshatit Kardhikaq, në komunën e Mesopotamit, në KZAZ-në nr. 66, ende nuk kanë marrë në dorëzim materiale.
Ndërkohë që deri në orën 11:30 në gjithë qarkun e Vlorës nuk ka pasur probleme dhe incidente. Në këtë qark janë gjithsej 345 Qendra Votimi.
“Gjatë këtyre orëve të para të votimit në Qarkun e Vlorës, nuk është evidentuar asnjë problem, përsa i përket procesit zgjedhor, si edhe rendit e sigurisë publike. Punonjësit e Policisë, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, janë të angazhuar për respektimin me përpikmëri të akteve ligjore dhe nënligjore”, ka njoftuar policia e Vlorës.
a.k/NOA