Tiranë, 8 maj, NOA - Në hapjen e procesit të votimit janë vrejtur dhe problemet e para, në disa qendra. Problemet lidhen kryesisht me bazën materiale. Ka pasur fillimisht vonesa në qendrën e votimit numër 3270 pranë pallati “Margarita Tutulani” në Berat pasi kanë munguar komisionerët.
Gjithashtu edhe në 3 fshatra të Peqinit nuk ka nisur procesi i votimit pasi ka pasur probleme.
Probleme ka pasur gjithashtu edhe në qytetin e Fushë Krujës ku në qendrën e numërimit 1292.
Në komunën e Ravonikut, votimi nuk ka filluar ende pasi mungon pajisja e verifikimit të bojës. Pritet së sigurohet materiali për të vijuar normalisht. Në qarkun e Gjirokastrës proçesi ka filluar me vonesë në disa qendra votimi, në qytetin e Gjirokastrës dhe Memaliajt.
Sipas drejtuesit të KZAZ-së të Gjirokastrës, disa komisionerë të djathtë janë paraqitur me vonesë gjë që ka bërë edhe shtyrjen e votimit.
Në Memaliaj raportohet se po bëhet verifikimi i materialit zgjedhor.
Në Shkodër ku deri tani nuk është shënuar asnjë parregullsi. Të 411 qendrat e votimit në këtë qark janë hapur, sipas orarit të përcaktuar.
a.k/NOA