Tiranë, 8 maj, NOA – “Jam i lumtur që kemi një numër të madh vëzhguesish që do të monitorojnë këto zgjedhje dhe presim që të kemi një ditë të qetë”.
Kështu u shpreh sot kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfart, lidhur me procesin zgjedhor, gjatë një prononcimi për mediat.
I gjendur në Petrelë, në shoqërimin e kreut të shtetit Bamir Topi, shefi i OSBE-së, ai i ftoi të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar deri tani, të nisen për ta bërë këtë.
“Siç e shihni, është një ditë e mirë jo vetëm për të votuar, por edhe për ta shijuar me familjet.
Unë doja të përshëndesja gjithë komisionerët dhe gjithë policët që janë duke u ofruar shërbimin e tyre qytetarëve”, tha më pas Wolfart.
Duke përfunduar se kemi shumë ndërkombëtarë që janë duke vizituar vendin tonë këto ditë, duke e parë këtë si një kartë-biznesi për të, pasi ata do kenë mundësi të shohin bukuritë e tij.
“Le të presim që misioni i ODIHR-it të japë rezultatet e tij mbi procesin, dita vazhdon ende ...”, përfundoi Eugen Wolfart.
Pa harruar që t’i drejtohet klasës politike për njohje të rezultatit dhe respektim të standardeve.
n.e/NOA