Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Në daljen e parë publike të ditës së sotme kandidati i maxhorancës për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha, shprehu mirënjohjen për komisionarët dhe vëzhguesit, për punën e palodhur gjatë numërimit të votave.
Veçanërisht ai falënderoi komisionerët e Partisë Demokratike dhe të “Aleancës për Qytetarin” për përkushtimin për fazën e numërimit, në veçanti në zonat që tradicionalisht kanë favorizuar Partinë Socialiste.
“Kanë mbetur për t’u numërua 180 mijë vota, të cilat duhet të numërohen me qetësi dhe transparencë, zëri i qytetarëve duhet dhe do të dëgjohet. Unë ngelem i vendosur për të njohur rezultatin, por kam besim në fitoren e shumëpritur në Tiranë”, u shpreh pretendenti për kryebashkiak Lulzim Basha.
a.y/NOA