English

Bashkitë ku janë shpallur fituesit

Tiranë, 9 maj, NOA –Në mënyrë zyrtare do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që procesi i numërimit ka përfunduar në disa bashki dhe komuna duke shpallur dhe fituesit.

Kandidati i Partisë Socialiste në Himarë, Jorgo Goro ka arritur të fitoj mandatin për kryetar bashkie përballë kandidatit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vasil Bollano. Diferenca mes dy kandidatëve është rreth 30 vota.

Në Delvinë është shpallur fitues kandidati i PD-së. Kandidati i Partisë Socialiste në Tepelenë ka fituar përballë kandidatëve të PS dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kandidati i PS-së, Tërmet Peçi ka fituar me 1741 vota. Ndërkohë Reshat Zike i LZHK-së ka marrë 1188 dhe ai i PD ka marrë 750 vota.

Ndërkohë që në numërimi përfundoi në komunën Otllak. Fitues me 12 vota është kandidati i Partisë Socialiste. Po ashtu edhe në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.

Në Bashkinë e Peqinit, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi u shpall fitues i bashkisë, me 2760 vota, ndaj Naim Teqjes së PS-së që mori 908.

Në Ersekë fitoi kandidati i PS-së Ali Llaku me 1546 vota, ndaj 1332 votave të kandidatit të PD-së. Po ashtu PD ka fituar dhe në Pukë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Miri 13:22 - 09 Maj 2011
    P~S E V~E~T~M~J~A RR~U~G