Islamabad, 9 maj 2011, NOA – Mes ilaçeve që merrte udhëheqësi i Al Kaidës Osama Bin Laden është gjetur edhe një bimë viagra, një alternativë kjo natyrore e ilaçit të famshëm kundër impotencës. Viagra në trajtë bimore u zbulua mes barnave të tjerë në strofullën e Bin Laden në Abbottabad të Pakistanit.
Shtypi pakistanez raporton se informacioni bazohet në disa argumente të deklaruara gjatë marrjes në pyetje nga vetë gruaja e tij dhe në kontrollet e imtësishme të dhomës së gjumit të Osamës.
Për gruan e tij 54-vjeçare, kryeterroristi i Al Kaidës nuk ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe preferonte të kurohej me mjete natyrale.
Kryeterroristi i Al Kaidës rreth të pesëdhjetave kishte shumë gra, dhe është e vetëkuptueshme që për t’i kënaqur të gjitha simulonte veten.
mit/NOA