English

Blutë e Tiranës: Shkojnë në VNV, materialet 532 qendrave në kryeqytet

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Policia e kryeqytetit pak minuta më parë reagoi lidhur me ecurinë e votimeve dhe shoqërimet e kutive drejt vendeve të numërimit të votave deri në mesnatë.

Sipas bluve të Tiranës, në kryeqytet situata deri në orën 00.00 nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar për në vendet e numërimit të votave, materialet zgjedhore të 532 qendrave të votimit, ndërkohë që vazhdon shoqërimi dhe dorëzimi në qendrat e tjera.

Me mbylljen e votimit në 875 Qendra Votimi të Qarkut të Tiranës, në 16 Vendet e Numërimit të Votave në kryeqytet, raportohet se uniformat blu kanë marrë në ruajtje vendnumërimet në përputhje me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Theksohet se gjatë gjithë këtij procesi nuk është shënuar asnjë incident dhe se policia do qëndrojë në krye të detyrës deri në përfundim të gjithë procesit të numërimit të votave.

a.y/NOA

KOMENTE