Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Deputeti socialist Erion Braçe në një dalje për mediat deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën drejtimin e Arben Ristanit po shtrëmbëron rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas tij, “Edi Rama mban 19100 vota kundrejt 18040 vota, të kandidatit Lulzim Basha dhe diferenca llogaritet reth 1400 vota në favor të kandidatit Edi Rama. Ne dimë gjithçka ne nuk jemi KQZ-ja e Arben Ristanit. Partia Socialiste është fituese e këtyre zgjedhjeve dhe kemi të drejtë të mbrojmë votat e qytetarëve”.
Më tej Braçe shtoi se, rezultatet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën drejtimin e Arben Ristanit nuk i beson më njeri, pasi tha ai Partia Socialiste është fituese e këtyre zgjedhjeve dhe se shifrat po shtrembëron.
Ai i garantoi qytetarët që të jenë të qetë duke thënë se vota e tyre do të lexohet një më një dhe se vullneti i qytetarëve nuk do të preket.
a.y/NOA