Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Deputeti demokrat Aldo Bumçi reagoi pak më parë lidhur me rezultatet e deritanishme të kandidatit të maxhorancës për kryebashkiak, Lulzim Basha.
Në fjalën e mbajtur për mediat, ai tha se, në një numër të konsiderueshëm të qendrave të fituara nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 2009-ës, Lulzim Basha ka arritur të përmbysë rezultatin duke i fituar ato.
“Prirja pozitive do të vazhdojë, ne jemi optimistë për rezultatin përfundimtar. PD ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë numëruesve, të vazhdojnë punën me përkushtim dhe të garantojnë numërimin e saktë të çdo vote”, deklaroi Bumçi.
a.y/NOA