Tiranë, 9 maj, NOA – Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka shtuar diferencën mes kandidatëve. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deri në këto momente 5515 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka arritur në 4762 vota. Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka marrë 61 vota. Në njësinë numër dy në Tiranë, janë numëruar 5 kuti votimi. Nga rezultatet paraprake kandidati i opozitës është në avantazh me rreh 200 vota. Njësia numër 2 bënë pjesë në KZAZ 46. a.k/NOA