English

Edhe lumturia varet nga ADN-ja, zbulohet gjeni i lumturisë

Uashington, 9 maj 2011, NOA- Edhe lumturia është çështje e ADN-së. Lumturia nuk është vetëm një koncept i lidhur me jetën e brendshme emocionale të personit, por diçka që varet edhe nga trupi. Është një gjen që përcakton nëse një person është i lumtur apo jo me jetën e tij.

Sipas një studimi të kryer nga London School of Economic dhe publikuar në "Journal of Human Genetics", ata që e trashëgojnë këtë gjen nga të dy prindërit kanë dy herë më shumë gjasa të jenë të lumtur. Gjeni i cili lidhet me lumturinë është gjeni 5-HTT.

Ky gjen prodhon një molekulë që është e lidhur pikërisht me funksionimin e serotonit që rregullon humorin e mirë. Hulumtimi është bazuar në 2.500 persona të cilët janë pyetur nëse ishin të lumtur në përgjithësi dhe më pas i janë nënshtruar testimit të ADN-së.

Analiza e ADN-së e subjekteve tregoi se ata me një version të dyfishtë të gjenit 5-HTT, thanë se janë të lumtur në 69 për qind të rasteve, ndërsa ata që nuk kishin një kopje të tillë rezultonin më pak të lumtur.

"Natyrisht një gjen, nuk përcakton lumturinë tonë – thonë ekspertët - por kjo është një demonstrim i faktit se ka një “linjë bazë” të përcaktuar, e cila për shembull, shpjegon se pse disa njerëz janë natyrshëm të lumtur dhe të tjerë jo". Studimi i kryer ka konfirmuar edhe më shumë lidhjen e ngushtë në mes të shpirtit dhe trupit, duke zbuluar se lumturia trashëgohet nga nëna dhe babai.

a.e./NOA

KOMENTE