English

Gjika në avantazh në Vlorë, Ura Vajgurore dhe Otllak, fiton PS

Tiranë, 9 maj, NOA -Në garën për Bashkinë e Vlorës kryeson Shpëtim Gjika me 3614 vota. Ndërsa kandidati i PD-së, Ardian Kollozit PD ka marrë 2927 vota. Deri tani në këtë qytet janë numëruar 10 kuti nga 86.

Ndërkohë që në numërimi përfundoi në komunën Otllak. Fitues me 12 vota është kandidati i Partisë Socialiste. Po ashtu edhe në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.

Raportohet se procesi i numërimit të votave në qytetin e Peqinit ka përfunduar. Sipas të dhënave kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Rrushi rezulton fitues. Rrushi ka marrë 2760 vota. Ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota.

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Ersekës. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.

NOA

KOMENTE