English

Gjirokastër dhe Përmet, kryesojnë kandidatët e PS

Gjirokastër, 9 maj, NOA – Në Bashkinë e Gjirokastrës dhe në atë të Përmetit, kandidatët e Partisë Socialiste janë në avantazh përballë kandidatëve të Partisë Demokratike. Në bashkinë e Gjirokastrës janë numëruar 9 kuti dhe pritet të numërohen edhe 8 kuti të tjera. Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 1941 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri, i cili ka marrë 1477 vota.

Në bashkinë e Përmetit kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” me 1407 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Kujtim Hoxha I cili ka marrë 1260 vota.

NOA

KOMENTE